Komuna e Prishtinës mëngjesin e së mërkurës sërish ka ndërmarrë një aksion për dezinfektimin e rrugëve.
Kompanitë e kontraktuara për dezinfektim janë shpërndarë në disa lagje të kryeqytetit.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se kjo po bëhet me qëllim që të ngadalësohet përhapja e COVID-19.
Ahmeti ka falënderuar të gjitha ekipet që janë duke bërë punën e tyre në terren.
“Sot fillojmë edhe një larje/dezinfektim të rrugëve në betejën tonë me virusin Covid19. Po shpresojmë të ngadalësojmë edhe më shumë. Faleminderit të gjitha ekipeve”, shkroi Ahmeti në Facebook. /Telegrafi/