Autobusët e NQP – Shkup për çdo ditë, para dhe pas lëshimit në sistemin e transportimit, dezinfektohen në mënyrë të plotë.
Fotografi të procesit të dezinfektimit të autobusëve të NQP Shkup shpërndau edhe kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Bëjmë apel për qetësi dhe respektim të rekomandimeve të institucioneve shtetërore kompetente, si dhe për sjellje të përgjegjshme ndaj shëndetit kolektiv, nga secili prej nesh” shkroi Shilegov pas dezinfektimit të autobusëve.
Ndryshe në Maqedoni momentalisht shtatë persona janë të infektuar me coronavirus dhe mbi 190 persona ndodhen në izolim shtëpiak për shkak të kontaktit me personat e sëmurë./Telegrafi/