Përkundër që Kosova ende nuk ka shënuar asnjë rast të prekur nga koronavirusi, në kryeqytet tashmë kanë nisur së zbatuari masat parandaluese karshi këtij virusi vdekjeprurës.
Sonte filloi dezinfektimi i autobusëve të “Trafikut Urban” nga një kompani e kontraktuar nga Komuna e Prishtinës.
Gjatë ditës, kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Trafiku Urban”, Lulzim Rexhepaj deklaroi se do të konsultohen me persona kompetentë se sa herë është e nevojshme të bëhet spërkatja e autobusëve.
Udhëheqësi i “Trafikut Urban” tha se si kompani kanë një mirëmbajtje të mirë të 51 autobusëve që posedojnë.
Madje ai tha se janë pajisë me mjetet e nevojshme higjienike dhe kurdo që rekomandohet ato do të vihen në dispozicion.