Një person që u largua nga Koreja e Veriut, pretendon se është 99 për qind i sigurt që Kim Jong-Un ka vdekur, duke thënë se kryeqyteti Pyongynag mund të njoftojë këtë fundjavë.
Sipas Daily Mail, përcjell Telegrafi, Ji Seong-ho i tha agjencisë së lajmeve Yonhap të Koresë së Jugut se ai ishte informuar se Kim vdiq fundjavën e kaluar pas operacionit kardiovaskular.
Ai u shpreh se motra e Kim, Kim Yo-jong ishte në radhë për të pasuar vëllanë e saj, por tha se gjendja e fshehtë ka bërë që të “përballen me çështje të ndërlikuara të njëpasnjëshme”.
Lideri koreano-verior nuk është parë në publik që nga data 11 prill, dhe mungesa e tij ka ngjallur spekulime në lidhje me shëndetin e tij.
Seuli dhe Washingtoni kanë hedhur poshtë pretendimet se ai është i sëmurë rëndë ose i vdekur. /Telegrafi/