Mbrëmë edhe një herë u debatua për grurin dhe cilësinë e miellit që konsumojnë kosovarët. Sead Shehu, përfaqësues i kompanisë “M Sillosi”, përsëriti se asnjëherë nuk është importuar nga rezervat shtetërore të asnjë shteti, asnjëherë nuk është lëshuar në qarkullim ndonjë produkt me cilësi të dyshimta në treg dhe se kompania që përfaqëson është lidere në rajon me cilësi dhe kualitet.
Shehu me argumente i hodhi poshtë pohimet se mielli që konsumojmë është i cilësisë së dyshimtë, duke shtuar se kompania në fjalë është e gatshme për çdo analizë për ta vërtetuar cilësinë e miellit.
Në anën tjetër, Lamir Thaçi nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës (AVUK) njëjtë sikurse edhe Instituti Bujqësor i Kosovës dje rikonfirmoj dhe garantoj se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në këtë rast dhe nuk nevojë për panik.
Kurse Jashar Goga nga Doganat e Kosovës deklaroj se mbarëvajtja e procedurave doganore ka shkuar sipas rregullave dhe akteve normative që ka Dogana.
Ndërsa, Misin Vici ka ndryshuar fjalët që tashmë kishte thënë për cilësinë e miellit duke pretenduar se ai është cilësor, por fokusin e ka orientuar te ikja e taksave. E Shehu kësaj i është përgjigjur se kompania e tyre është transparente dhe ftojnë organet kompetente që të verifikojnë këto të dhëna./Telegrafi/