Gëzim Zeqiri nga fshati Myzeqinë komuna e Shtimes është fituesi i radhës i veturës Peugeot 208.
“E kom ble kafen, dhe mbas 2 ditësh jam informuar qe e kom fituar kerrin. E kom hap qesen e kafesë, ku me ka qëlluar kuponi ‘Urime keni fituar Peugeot 208’, dhe kam thirr menjëherë në telefon në numrin kontaktues, dhe tani më kanë telefonuar për me marr kerrin. Faleminderit shumë prej Devolli Princ Caffe, jam shumë i kënaqur me kerr, ju falënderoj shumë” ishin këto fjalët e Gëzim Zeqiri nga fshati Myzeqinë e Shtimës i cili vetëm me 70 cent u bë fitues i veturës Peugeot 208 në vlerë rreth 12.000 euro.
Ndërkaq loja nuk mbaron me kaq, pasi që kompania “Devolli Corporation” ka ende shpërblime për konsumatorët besnik të saj.
Visar Ahmeti, përfaqësues nga “Devolli Corporation” thotë se loja do të zgjas deri më 31 dhjetor, dhe përveç veturave, në lojë janë edhe shumë shpërblime të tjera. Ai më tutje shton se deri më tani veturat u fituan në qytetet e Pejës, Mitrovicës, Ferizajt dhe kjo e radhës në qytetin e Shtimës. /Telegrafi/