Telegrafi

Devolli Group i bashkëngjitet festës së ‘final four’

Devolli Group konsideron se ky sponsorim i veçantë për ndeshjet e ‘final four’ bëhet për të përkrahur ekipin që mban jo vetëm emrin e Prishtinës, por të tërë Kosovës pasi është i vetmi në këtë garë rajonale. Konsiderojmë se ky sponsorim do të ndihmojë në një organizim më të mirë të tërë garës dhe të tregohet se Kosova ka potencial rajonal.

Shpresojmë se atmosfera e krijuar do të na bëjë të gjithëve të mburremi me vendin tonë.

Kompania është e përkushtuar që në kuadër të bërjes së biznesit të jetë përgjegjëse ndaj shoqërisë dhe përmes filantropisë dhe sponzorimit të përkrahë aktivitetet sportive dhe kulturore, duke u përkushtuar në të njëjtën kohë që të risë biznesin dhe të punësojë sa më shumë njerëz në mënyrë që të ndikojë pozitivisht në problemin më akut të Kosovës: punësimin.

Gjatë këtij viti Devolli Group ka sponsoruar festivalin DAM, Chopin Piano Fest, sa i përket muzikës, ndërsa në kuadër të sportit sponsoron ekipin e xhudos në Kampionatin Evropian që ka sjellë rezultatet më të mira të sportit kosovarë për këtë vit.

Grupi punëson mbi 600 kosovarë, me të ardhura mbi mesatare kosovare dhe bashkëpunon me mbi 1.500 ferma të qumështit, që përbëjnë të ardhura për 3.000 familje kosovare. Kompania ka edhe mbi 50 kontraktorë të tjerë, të cilët biznesin e vet e mbështesin në shërbime për kompaninë.

Grupi gjithashtu uron Majlinda Kelmendin për titullin e ri dhe Akil Gjakovën e Distra Krasniqin për paraqitjen dinjitoze në kampionatin Evropian.