Site icon Telegrafi

Devolli Group dhuron banesë një familjes në Gjakovë

​Familjes 5 anetarëshe nga Gjakova, sot iu dhuruabanesë nga Kompania Devolli Group. Familja Shyti deri më tani ka jetuar në kushte të rënda dhe nuk kanë pasur as shtëpi. Kësaj familje dy vite më parë komuna ua ka ndërprerë edhe socialin.

Drejtori gjeneral i kompanisë Devolli Group tha se ndihet i kënaqur që familja Shyti më në fund u rehatua në banesën e re. Ai po ashtu tha se kjo nuk është banesa e parë qe Devolli Group dhuron për familjet në nevojë.

Ndërsa Luljeta Shyti, tashmë pronarja e banesës, u shpreh tejet e lumtur për banesën e dhuruar nga Devolli Group, ndërkohë që emocionet në fytyrën e saj nuk mungonin. Me lot në sy, zonja Shyti falënderoi për punën që kanë bërë kjo kompani për ta ndihmuar familjen e saj.

Kjo kompani ka ndarë edhe disa shtëpi dhe banesa nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe kanë ndërtuar një xhami në Pejë, e cila quhet “Haxhi Ibrahim Devolli”. /Telegrafi/

Exit mobile version