Telegrafi

Devolli: E dominuam Llapin, nuk e merituam humbjen

Drenica ka humbur si vendas ndaj Llapit në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultat 1:0.

Skuadra nga Skenderaj ka pësuar disfatë nga Llapi, me golin e shënuar nga Arbnor Ramadani, në çastet e fundit të ndeshjes.

Kryetrajneri i Drenicës, Bledar Devolli në një intervistë për ‘ArtSport’ ka komentuar disfatën ndaj Llapit.

Lexo po ashtu Fitore e Llapit në çastet e fundit në udhëtimin te Drenica

“Më vjen keq të ndëshkohemi nga një episode i ndeshjes së ndërprerë, me vjen keq për djemtë pasi kemi bërë një ndeshje të mirë, por që sot na fati na ktheu shpinën dhe shkoj keq”, ka thënë ai.

“Sot na ka munguar vetëm goli, pasi kemi dominuar në çdo aspekt kundërshtarin, si në lojë, raste por edhe në kornera”.

“Definitivisht sot na ka munguar vetëm fati, por mendoj se kundërshtari nuk e ka merituar fitoren së paku kjo ndeshje është dashur të mbyllet e barabartë”, ka përfunduar Devolli. /Telegrafi/