Telegrafi

Devolli Corporation shpërblehet me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2018”

Në një gala mbrëmje të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), përveç bizneseve të ndryshme dhe udhëheqësve të Odës ishin të pranishëm edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj dhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, Devolli Corporation është shpërblyer me çmimin “Punëdhënësi i vitit 2018”

Këtë çmim në emër të Devolli Corporation e pranoj Anëtari i Bordit të Devolli Corporation Nehat Devolli.

Devolli Corporation e themeluar në vitin 1989 ka mbi 1500 të punësuar dhe vlerësohet një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë dhe më gjerë.

Produktet e saja eksportohen në mbi 20 vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/