Telegrafi

Devoll: Vdes 85 vjeçarja nga zjarri në banesë

Një 85 vjeçare ka humbur jetën në Bitinckë të Devollit, pasi në banesën e saj ra zjarr.

Policia bën me dije se e moshuara jetonte vetëm, shkruan Top Channel.

Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/