Ngjarja ka ndodhur në fshatin Poloskë të Devollit. Familja e një 11- vjeçari ka denoncuar në polici dy bashkëfshatarë të tyre, të cilët mendohet se janë nga 13 vjeç, pasi kanë abuzuar seksualisht me të miturin.
Sipas policisë, dy 13- vjeçarët e kanë marrë me motor të miturin dhe e kanë çuar në periferi, ku dhe mendohet se kanë abuzuar seksualisht me të. Policia ende nuk ka shumë të dhëna lidhur me ngjarjen, ndërsa ka nisur hetimet./Telegrafi/