Telegrafi

Devin Booker 20 vjeçari i parë që shënon 70 pikë në NBA (Video)

Basketbollisti i Phoenis Suns, Devin Booker ka shokuar të gjithë me performancën e tij në humbjen e Phoenix Suns ndaj Boston Celtics me rezultat 130-120.

Booker në këtë takim iu bashkua Wilt Chamberlain, Kobe Bryant, David Thompson, David Robinsonit dhe Elgin Baylor si të vetmit lojtarë që shënuan së paku 70 pikë në një takim.

Baylor e ka mbajtur rekordin e fundit duke shënuar 64 pikë ndaj Celtics në Minneapolis për Los Angeles Lakers më 8 nëntor, 1959.

Fitorja e Bostonit ishte e treta radhazi, teksa iu hakmorr Phoenixit për një humbje të hidhur më herët gjatë sezonit.

Celtics dominoi ndeshjen duke realizuar 8 treshe në këtë duel.

Booker realizoi plot 21 gjuajtje nga 40 tentime, prej tyre vetëm katër treshe.

/Telegrafi/