Telegrafi

Devijon me hile të ulëta lufta me jastëkë: Lëndohen 30 persona! (Video)

Kjo erdhi pasi shumë kadetë i fshehën helmetat dhe objekte tjera të forta, në mbështjellësin e jastëkut.

Stafi i njësisë ushtarake elitare në Amerikë, ka nisur hetimet lidhur me pjesëmarrësit që futën objekte të forta, për të lënduar të tjerët, transmeton Telegrafi.

Kjo lojë mbahet në fund të muajit gusht, për të shënuar fundin e ushtrimeve të rrepta dhe të vështira, si një aktivitet që tregon për miqësi dhe lojë.

Për fat të keq, këtë vit disa kadetë kanë bërë hile, duke manipuluar me objekte të forta.

Kjo ka bërë që disa kadet të mbesin të shtrirë në tokë pa ndjenja, disa me thyerje në këmbë dhe krah, si dhe të tjerë që ju rridhte gjak nga hunda e goja. /Telegrafi/

Devijon me hile të ulëta lufta me jastëkë: Lëndohen 30 persona! FOTO/VIDEO: http://telegra.fi/1Uzfapx

Posted by Telegrafi.com on Saturday, September 5, 2015