Telegrafi

Devijoi pistat, skiatori amerikan vdes në një aksident në kantonin zviceran të Valais

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Një amerikan 20 vjeçar ka vdekur ndërsa po bënte ski në zonën e Mont Fort në Valais të Zvicrës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i riu ishte zhdukur që nga e mërkura, tha policia kantonale në deklaratë.

Trupi i tij u gjet nga ekuipazhet e shpëtimit në terrenin shkëmbor të enjten pasdite.

Hetimet fillestare sugjerojnë se amerikani ka devijuar pistat e shënuara të skive në zonën e malit Mont-Fort, pjesë e vendpushimit të skive të madhe 4 Vallées. Ai pastaj ra disa metra nga një shkëmb.

Një hetim mbi aksidentin është duke u zhvilluar. /Telegrafi/