Site icon Telegrafi

Devaja: E kam ditur se do të pranohemi në kualifikime të ‘EURO 2018’

Pjesërisht ata ishin të pranuar që nga viti 2004. Madje, pranimi i plotë u shty shumë herë, dhe meritat më të mëdha për këtë i pati kryetari i atëhershëm, Mexhit Devaja. Të gjitha barrierat të cilat sot do t’i gëzojnë hendbollistët kosovarë, janë të tijat. Devaja u largua një vit më parë. Ai thotë se për të ky lajm ka qenë i pritshëm.

“Ky lajm është ditur edhe më herët, vetëm është pritur forma se kur do të ndodh, në këtë Kongres apo tjetrin. Ne si FHK kemi pasur të drejt të marrim pjesë në të gjitha Kongreset e Federatave Botërore dhe Evropiane, ku kemi marrë pjesë si të barabartë. Është vërtetë një lajm i mirë, megjithëse nuk është befasi për mua, sepse e kam ditur që do të ndodh një ditë”, thotë Mexhit Devaja për Arenën.

Menjëherë pas këtij lajmi, ai ka telefonuar kryetarin e tanishëm, Eugen Saraqini dhe sekretarin, Izet Gjinovci, të cilët i ka uruar. “Është punuar shumë dhe gjatë këtyre viteve, gjithnjë e kemi pasur në agjendë pranimin dhe ajo ndodhi”, shtoi ai. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version