Telegrafi

Deutsche Telekom, fitim neto prej 521 milionë euro

Kompania telekomunikuese gjermane “Deutsche Telekom” publikoi se në tremujorin e dytë ka realizuar rritje të fitimit për 32 për qind.

“Deutsche Telekom” gjatë periudhës së lartëpërmendur realizoi neto fitim prej 521 milionë eurove.

Arsyeja për rezultatin e këtillë pozitiv të kompanisë mbështetet në masat e ndërmarra për përmirësimin e pozicioneve në tregjet në Britani të Madhe dhe SHBA, të cilat kanë filluar të japin rezultate.

Për rezultatin pozitiv kontribuoi edhe blerja e kompanisë greke OTE, thuhet në kumtesën.

Deutsche Telekom në tremujorin e parë të këtij viti kishte regjistruar humbje prej 603 milionë dollarëve.