Telegrafi

Deutsche Bank tejkalon pritjet për fitim

Ky institucion llogarit nga janari deri në mars një plus prej 2,8miliardë eurosh.

Kjo është gati gjysma më shumë se e njëjta periudhë para një viti.

Shefi i kryesisë së bankës, Josef Ackermann e argumentoi këtë rritje të tremujorit të parë me stabilizimin e ekonomisë botërore.

Deutsche Bank para së gjithash ka përfituar nga investimet e saj. Për këtë ajo llogarit 2,7 deri në 2,8 miliardë euro fitim.