Telegrafi

Deutsche Bank: Nuk na duhet ndihma e Qeverisë gjermane

Presidenti i "Deutsche Bank" Josef Ackerman deklaroi se banka është e fuqishme dhe se në kushtet aktuale nuk do të jetë pjesë e planit për shpëtim.

Javën e kaluar banka njoftoi se edhe përkundër krizës ekonomike në tremujorin e tretë të këtij viti ka realizuar përfitim, gjë e cila nuk ka ndodhur me bankat e tjera më të mëdha që janë gjetur në goditje të krizës globale financiare.

Kërkesë për ndihmë nga Qeveria në Berlin deri tani parashtruan dy banka gjermane, ndërsa edhe dy të tjera paralajmëruan se mendojnë se do të kërkojnë përkrahje nga qeveria për tejkalimin e pasojave nga kriza financiare.