Telegrafi

Deutsche Bank njofton humbjen e parë vjetore

Banka shënoi një humbje prej 3,9 miliardë eurosh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në vitin 2007 fitimet e saj u llogaritën në 6.5 miliardë euro. Tremujori i fundit i 2008-ës shënoi deficitin më të madh.

Drejtori i Deutsche Bank Josef Ackermann paralajmëroi se industria e bankave do të përballet me një të ardhme të vështirë, si pasojë e përkeqësimit të ekonomisë globale.

"Ekonomia ka hasur vështirësi të mëdha, që vënë përpara sfidave industrinë tonë dhe klientët tanë", tha ai në një deklaratë.