Telegrafi

Deutsche Bank me humbje

Deutsche Bank publikoi humbje të konsiderueshme në tremujorin e trëtë të këtij viti për shkak të shpenzimeve ligjore, që gjatë kësaj jave nxitën edhe një riorganizim të manaxhimit.

Banka synon të trajtojë një sërë çështjesh të pazgjidhura gjyqësore. Që nga viti 2012, huadhënësi kryesor në Gjermani ka paguar rreth 7 miliardë euro në gjoba. Banka, e cila në Qershor shtoi edhe 8.5 miliardë euro për të forcuar bilancin e saj, fillimisht shpresonte të mbyllte çështjet ligjore gjatë këtij vit, por disa prej tyre janë shtyrë për në 2015-ën.

“Ka ende paqartësi mbi kohën dhe sasinë e parave që do të duhet për këto procese gjyqësore”, deklaroi kreu i financave të kësaj banke, Stefan Krause. Aksionet e Deutsche Bank ranë me 1.4% në sesionin e së Mërkurës, ndërsa përgjatë gjithë këtij viti aksionet kanë humbur rreth 28% të vlerës, pak a shumë e njëjta performancë me bankën greke NBG.

Vetëm gjatë tremujorit të tretë, banka gjermane ka shpenzuar 894 milionë euro për çështjet gjyqësore. Deutsche Bank publikoi humbje neto prej 92 milionë euro, krahasuar me 51 milionë euro fitime gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. Ndërkohë të ardhurat neto u rritën lehtë me 2%. /Telegrafi/