Telegrafi

“Deutsche bank” ka spiunuar edhe liderin sindikal

Sipas informatave të javores, banka jo vetëm që i ka spiunuar menaxherët, por ka mbikëqyrë edhe çfarë bëjnë aksionerët dhe lideri sindikal.

Hetimi që e ka zbatuar një zyre e avokatëve, ka treguar se "Deutsche bank" ka angazhuar një byro detektivësh për t`i spiunuar anëtarët e Drejtorisë, menaxherët dhe liderin sindikal, i cili ka qenë anëtar i Këshillit mbikëqyrës.

Banka një kohë të gjatë dyshon se lideri sindikal Gerald Herman ilegalisht i ka dorëzuar agjencisë Royters të dhëna për punën e bankës.