Telegrafi

“Deutsche Bank” i kërkon BE-së të ndërhyjë në Greqi

"Presioni ndaj euros po rritet. BE-ja duhet të bëjë gjithçka që të stabilizojë Greqinë dhe euron, por me kushtin që Greqia të bëjë të gjitha përpjekjet nga ana e saj", theksoi për gazetën “Bild” kryeekonomisti i kësaj banke, Tomar Mejer.

"Ndihma për Greqinë duhet të përbëjë një përjashtim, sepse në rast të kundërt unioni monetar mund të rrezikohet nga një krizë serioze", shtoi ai.

Liderët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së pritet të mblidhen më 11 shkurt në një takim në Bruksel, ndërsa çështja për gjendjen katastrofike të buxhetit grek do të jetë një prej temave kryesore.