Telegrafi

“Deutsche Bahn” gjerman synon të punësojë 21,000 punonjës këtë vit

Operatori gjerman hekurudhor “Deutsche Bahn” tha të dielën se synon të punësojë të paktën 21,000 punonjës të rinj këtë vit, duke përfshirë 5,200 të trajnuar.

Sipas DPA, përcjell Telegrafi, kompania shtetërore po kërkon rreth 770 dispeçerë, 740 shoferë treni dhe rreth 740 teknikë, tha një përfaqësues i Deutsche Bahn për gazetën Bild.

“Ne mendojmë se konkurrenca në tregun e punës po rritet dhe kështu do të trajnojmë dhe kualifikojmë edhe më shumë njerëz”, citohet të ketë thënë Martin Seiler, anëtar i Bordit të Deutsche Bahn.

Ndërkohë një zëdhënës i kompanisë ka konfirmuar shifrën për DPA.

Ndërsa “Deutsche Bahn” punësoi 22,000 punonjës në vitin 2021, humb mijëra punonjës çdo vit, kryesisht që dalin në pension.

Numri i punonjësve të “Deutsche Bahn” në Gjermani u rrit me 2,000 vitin e kaluar pas një rritje prej 5,000 në 2020. Grupi punëson rreth 220,000 njerëz vetëm në Gjermani. /Telegrafi/