Gerard Deulofeu ka folur pas humbjes ndaj Sampdorias me rezultat 0-1, duke thënë se ende duhet të harrohet kjo ndeshje.
Mesfushori i Milanit beson se klubi i tij do arrijë një vend në Ligën e Kampionëve, e gjitha kjo duke u stërvitur mirë.
“Po gjendem mirë, Milani është një skuadër e mirë dhe shokët e skuadrës më ndihmojnë shumë”.
“Duhet të harrojmë ndeshjen e sotme dhe të fokusohemi te takimi i mërkurës. Nuk më besohet ajo që ndodhi sot, ma duhet të harrojmë të kaluarën”.
“Besoj te Liga e Kampionëve, por preferoj të mendoj ditë pas dite dhe të stërvitemi mirë, kështu rezultatet vijnë 100 për qind”, ka thënë Deulofeu.
Milani të mërkurën luan ndaj Bolognas në Serie A. /Telegrafi/