Telegrafi

Deulofeu: Shpresoj që Milani ta fitojë Scudetton, Donnarumma ishte një përbindësh që si 16 vjeç

(Foto: Instagram/gerardeulofeu/Goal)

Sulmuesi i Udineses, Gerard Deulofeu, shpreson që ish-klubi i tij, Milan, ta fitojë titullin Serie A këtë sezon.

Ekipi nga Friuli është nikoqire e Rossonerëvë këtë fundjavë, ndërsa spanjolli në një bisedë e ka rikujtuar kohën e tij në San Siro.

“E kam shijuar shumë kohën te Milani, kam kaluar mirë atje dhe jam kënaqur. E respektoj shumë Milanin, por tash jam i përqendruar te Udinese”.

(Foto: beIN SPORTS)

“Scudetto? Shpresoj që ta fitojë Milani, edhe nëse humb nga ne”, ka deklaruar Deulofeu për Football Podcast.

Më tej, ai ka folur për portierin e Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, i cili u largua nga kuqezinjtë në qershor.

“E kam parë duke luajtur që në moshën 16 vjeçare te Milani, prej atëherë ai ishte një përbindësh i vërtetë”, ka theksuar Deulofeu. /Telegrafi/