Sulmuesi i Udineses, Gerard Deulofeu, shpreson që ish-klubi i tij, Milan, ta fitojë titullin Serie A këtë sezon.
Ekipi nga Friuli është nikoqire e Rossonerëvë këtë fundjavë, ndërsa spanjolli në një bisedë e ka rikujtuar kohën e tij në San Siro.
“E kam shijuar shumë kohën te Milani, kam kaluar mirë atje dhe jam kënaqur. E respektoj shumë Milanin, por tash jam i përqendruar te Udinese”.
“Scudetto? Shpresoj që ta fitojë Milani, edhe nëse humb nga ne”, ka deklaruar Deulofeu për Football Podcast.
Më tej, ai ka folur për portierin e Paris Saint-Germainit, Gianluigi Donnarumma, i cili u largua nga kuqezinjtë në qershor.
“E kam parë duke luajtur që në moshën 16 vjeçare te Milani, prej atëherë ai ishte një përbindësh i vërtetë”, ka theksuar Deulofeu. /Telegrafi/