Site icon Telegrafi

Deulofeu e quan Milanin klubin më të mirë italian

Gerard Deulofeu e ka quajtur Milanin klubin më të madh në Itali dhe shpreson që të luajë kundër Juventusit të mërkurën.

Anësori spanjoll është huazuar në San Siro nga Evertoni dhe ka dhënë intervistën e tij të parë për televizionin e Rossonerëve.

“Nuk ka rëndësi nëse është në të djathtë apo në të majtë, thjesht dua të luaj”.

“Milani është klubi më i lartësuar italian. Jam shumë i lumtur, kam dashur të vij te Milani qe një kohë të gjatë”.

“Është një klub i madh, shpresoj që të luaj kundër Juventusit të mërkurën dhe jam shumë i kënaqur që po stërvitem me bashkëlojtarët e mi të rinj”, ka deklaruar Deulofeu për Milan TV. /Telegrafi/

Exit mobile version