Site icon Telegrafi

Detyruan qentë të përleshen dhunshëm, para se t’i presin për mish në kasaphanë (Video)

Pronarët e një kasaphane në Kinë, i detyruan disa qen të përleshen dhunshëm për një lepur që mbahej në kafaz, para se t’i prisnin për mish.

Rrahja është iniciuar me pretendimin, se adrenalina ua bën mishin shumë më të shijshëm, transmeton Telegrafi.

Pamjet që janë shpërndarë në internet, shqetësuan dashamirësit e kafshëve, që kërkuan menjëherë të ndalohet kjo mizori.

Me gjithë kërkesat e shumta, mbi 20 milionë qen mbyten për çdo vit, vetëm për tu tregtuar për mish.

Videoja që mund të shihni më poshtë, tregon vetëm një pjesë të përleshjes së përgjakshme, pasi pjesa tjetër ka pamje shqetësuese. /Telegrafi/

https://youtu.be/kEWsrbwhPlY

Exit mobile version