Telegrafi

Detyrojnë burrin me nevoja të veçanta të punoj si skllav dhe të jetoj në kasolle të vogël (Foto/Video, +18)

Anëtarët e një familje janë dënuar, pasi kishin detyruar një burrë me aftësi të kufizuara të kryej punë të ndryshme sikur të ishte skllav, dhe të jetonte në një kasolle të vogël me tulla për plotë 35 vite.

Christopher Joyce 82-vjeç dhe e bijat e tij Mary Joyce (60) dhe Helen Collins (46) nga Oxfordi, janë shpallur fajtor me një vendim unanim pas një më shumë se katër javë seanca, transmeton Telegrafi.

Në seancën dëgjimorë është thënë, se ky burrë me aftësi të kufizuara ishte detyruar nga kjo familje të kryer punë të rënda fizike, duke punuar më shumë se 12 orë në ditë, për të cilën është paguar 5 funte në ditë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=598SKgf7cOY