Klienti i një restoranti në Henan të Kinës, e ka detyruar pronaren ta përpijë insektin që i doli në ushqim.
Ai e ka marrë një kacabu me shpinë të fortë, dhe i ka kërkuar pronares ta përpijë, ose t’i paguajë pesëmijë yuan, që janë afro 800 euro. Ajo ka refuzuar t’i japë paratë, dhe e ka përpirë insektin, transmeton Telegrafi.
Por, edhe pas këtij ‘dënimi’ ai i ka kërkuar sërish para, si një formë kompensimi për atë që i ndodhi.
Mësohet se ky restorant që punon për 11 vjet, nuk ka pasur ndonjëherë problem të tillë, në përgjithësi me higjienë. /Telegrafi/