Babai i paemëruar i detyroi fëmijët të pozonin për fotografi, megjithëse ajo zonë e Hong Kongut të Kinës ishte përfshirë nga Uragani Mangkut.
Të vegjlit u detyruan të qëndronin në mes të rrugës së boshatisur, ndërsa moti ishte me erë dhe shi, para se të nisen në drejtim të panjohur, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i mbante për dore, nuk dihej për nga ishte nisur dhe bënte xhiro nëpër ambient të jashtëm, në kohën kur banorëve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi.
Erërat me fuqi prej 200 kilometrave në orë që i ka sjellë uragani, i kanë mbytur deri më tani dhjetëra njerëz, kurse shumë të tjera janë pa shtëpi. /Telegrafi/
https://youtu.be/WWCQt-b_9ys