Telegrafi

Detyroi 7-vjeçaren të hedhë veten në erë, xhihadisti gjen vdekjen nga njerëzit e tij! (Foto,+18)

Vetëm pak ditë më parë dërgoi vajzën e tij 7 vjeçe në një stacion policie për të shpërthyer, dhe tani xhihadisti ka gjetur vdekjen nga “dora e njerëzve” të tij pas shpërthimit të një bombe.

Lexo po ashtu Prindërit u japin lamtumirën e fundit dy vajzave, para se njëra të hedh veten në ajër në një stacion policor në Siri (Video,+18)

Siç raporton Beirut Al-Masdar News Amn, përcjell BW, xhihadisti i njohur me emrin Abu Nimr, i cili ishte kryetari i një grupi sirian ka mbetur i vrarë mëngjesin e së hënën në zonën rurale të Tishreen, në kryeqytetin sirian.

Ai është përgjegjës për një sërë rrëmbimesh dhe vrasjesh bë Damask.

Lexo po ashtu Tani fëmijët po i kthejnë në bomba: 7-vjeçarja kamikaze shpërthen brenda një stacioni policie në Siri (Video)

Xhihadisti u bë i njohur disa ditë më parë pas postimit të një video me dy vajzat e tij 7 dhe 9 vjeç.

Në videon e shpërndarë nga prestigjiozja Daili Mail tregohet se si Abu Nimi i jep leksione dy vajzave se si të kryejnë sulme vetëvrasëse.

Të dy vajzat pastaj thonë “Allahu Akbar” para se te përqafojnë nënën e tyre dhe të largohen nga dhoma. /Telegrafi/