Vetëm pak ditë më parë dërgoi vajzën e tij 7 vjeçe në një stacion policie për të shpërthyer, dhe tani xhihadisti ka gjetur vdekjen nga “dora e njerëzve” të tij pas shpërthimit të një bombe.
Siç raporton Beirut Al-Masdar News Amn, përcjell BW, xhihadisti i njohur me emrin Abu Nimr, i cili ishte kryetari i një grupi sirian ka mbetur i vrarë mëngjesin e së hënën në zonën rurale të Tishreen, në kryeqytetin sirian.
Ai është përgjegjës për një sërë rrëmbimesh dhe vrasjesh bë Damask.
Xhihadisti u bë i njohur disa ditë më parë pas postimit të një video me dy vajzat e tij 7 dhe 9 vjeç.
Në videon e shpërndarë nga prestigjiozja Daili Mail tregohet se si Abu Nimi i jep leksione dy vajzave se si të kryejnë sulme vetëvrasëse.
Të dy vajzat pastaj thonë “Allahu Akbar” para se te përqafojnë nënën e tyre dhe të largohen nga dhoma. /Telegrafi/