Një grua ka vdekur në një fshat të largët në Nepal për shkak të një tradite në të cilën gratë janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të jetojnë në kasolle.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, 21-vjeçarja besohet të ketë vdekur nga tymi nga një zjarr që ajo ndezi në kasolle për t’u ngrohur në temperaturat e ngrirjes në fshatin malor.
Vdekja ka ndodhur edhe pse ligjvënësit vitin e kaluar miratuan një ligj që penalizon praktikën që i detyron gratë gjatë ciklit menstrual të largohen nga shtëpitë e tyre.
Sipas ligjit, kushdo që zbaton zakonin përballet me një dënim tre mujor dhe një gjobë prej 30 dollarë.
Praktika, e njohur si chhaupadi, ka qenë në qendër të vëmendjes pasi të paktën dy gra vdiqën vitin e kaluar, ndërsa fjetën në kasolle.
Shumë gra gjatë ciklit menstrual ende detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre nën traditat e lashta të hinduve dhe të marrin strehim në kasolle johigjienike ose të pasigurta, derisa mbaron cikli i tyre mujor. /Telegrafi/