Ndonëse ndaj pesë gjimnazisteve rendojnë akuza të renda si “armëmbajtje pa leje” dhe “gjobëvënie”, mosha e mitur i ka favorizuar në këtë rast për të mos përfunduar pas hekurave deri në nisjen e gjykimit. Gjate vlerësimit të masës, gjykata kishte vënë në dispozicion të tyre edhe një psikologe, e cila qëndroi përgjatë gjithë kohës kur zhvillohej seanca.
Pesë adoleshentët i dërguan një mesazh kërcënues bashkëshortes së biznesmenit, ku i kërkonin të dorëzonte 80 mije euro, pasi ne rast të kundërt rrezikohej jeta e bashkëshortit. Sipas prokurorisë, adoleshentet kishin blerë edhe një pistolete për të realizuar planin e tyre, e cila u sekuestrua nga policia në momentin e arrestimit./Telegrafi/