Telegrafi

Detyrën e kryetarit të PAE-së do ta kryejë Feratoski, Canovski nuk është në gjendje të mirë shëndetësore

Farut Feratoski është zgjedhur nënkryetar i ri i Partisë për Ardhmëri Evropiane-PAE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai u zgjodh në seancën e Këshillit qendror të partisë dhe me autorizim nga kryetari i PAE-së Fijat Canovski do të udhëheqë partinë si ushtrues i detyrës kryetar, pasi siç theksohet për shkaqe shëndetësore kryetari nuk është në gjendje tu përgjigjet aktiviteteve të shumta që janë paraparë në periudhën e ardhshme.

Siç informon, PAE, në seancë është diskutuar për situatën aktuale politike në Maqedoni me theks në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare dhe kanë bërë freskimin e kuadrit. Kanë formuar Trup koordinativ prej 11 anëtarëve, që do të funksionojë si shtab zgjedhor dhe do të ketë aktivitete intensive operative dhe në terren. /Telegrafi/