Telegrafi

Detyrat e shtëpisë i përfundon mbi tulla, derisa prindërit të kryejnë punën (Foto)

Xiong Jiangu nga Suichuan i Kinës, është popullarizuar në rrjetet sociale, pasi janë publikuar fotografitë ku shihet duke bërë detyrat e shtëpisë.

Për dallim nga nxënësit e zakonshëm, 11-vjeçarja duhet të punojë mbi tulla, derisa pret prindërit që të kryejnë punën në zonën e ndërtimit, transmeton Telegrafi.

Nxënësja kryen detyrat e shtëpisë mbi tulla

Përkushtimi saj që të mësojë në një vend të improvizuar, ka bërë që shumë shikues të lënë komente pozitive dhe shumë pëlqime.

“Nuk ka nevojë për rehati dhe luks, por vetëm dëshirë që të mësojë dhe punojë, vetëm kështu vjen suksesi”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/