Telegrafi

Detyrat e shtëpisë ndikojnë në dobësimin e shikimit tek fëmijët

Hulumtuesit kanë ngritur alarmin, se është një lidhje e madhe mes kryerjes së detyrave dhe shkurtpamësisë tek fëmijët, e njohur si miopi, transmeton Telegrafi.

Miopia bën që objektet që janë larg, të duken turbullt, kurse ato që janë afër, të shihen qartë.

Kjo sëmundje që zakonisht shkaktohet gjatë fëmijërisë, i bën sytë të zgjaten dhe të marrin formë ekliptike.

Në hulumtimin e titulluar “Oftamologjia dhe Shkenca e të Parit” të bërë me fëmijë prej 12-15 vjeç, tregon se shumica e tyre, shkurtpamësinë e kanë shkaku i detyrave të shtëpisë.

Koha e gjatë dhe mënyra e papërshtatshme e qëndrimit, gjatë realizimit të detyrave të shtëpisë, besohet se janë ndikuesit kryesor, që po krijohen problemet në shikim të fëmijëve.

Drita jo e mirë në shtëpi, gjatë kësaj kohe, është një tjetër indikator për miopi tek fëmijët. /Telegrafi/