Site icon Telegrafi

Detyra për tetëvjeçarët i ka hutuar prindërit. Kërkuan ndihmë në internet, po ju e dini zgjidhjen?

Bëhet fjalë për një detyrë që është pjesë e detyrave të shtëpisë për nxënësit e klasës së tretë në SHBA, ndërkohë prindërit e ndanë atë në Reddit dhe kërkuan ndihmë

Kjo është detyra:

“Jaredi i gjeti këta zogj të vegjël dhe ai duhet të kujdeset për ta”, thuhet nën folenë e vizatuar të zogjve.

“Çdo zog ha rreth katër krimba në ditë. Për t’i ushqyer ata çdo ditë, sa krimba i duhen gjetur Jaredit?”

Përgjigjet e ofruara janë: 6, 10, 4 ose 20, transmeton Telegrafi.

Edhe pse duket sikur vetëm tre zogj janë vizatuar në figurë, njerëzit menduan se ishte e nevojshme të mendohej “jashtë folesë” dhe të injorohej vizatimi, dhe në vend të kësaj të përqendroheshin në shumëzimin me katër.

Ju çfarë mendoni – cila është zgjidhja e saktë e këtij problemi?

Në një moment, një nënë ofroi një zgjidhje tjetër:

“Ne e dimë që Jaredi duhet të gjejë katër krimba për një zog, kështu që, meqenëse 20 është numri i vetëm i pjesëtueshëm me katër, mund të përfundojmë se Jaredi gjeti pesë zogj”, shkroi ajo, duke shtuar, “Miku im është më i zgjuar se ju”.

/Telegrafi/

Exit mobile version