Telegrafi

Detonator për Xbox 360

Tritton Detonator (Tritton është kompania të cilën Mad Catz e bleu vitin e kaluar) është i pari dhe më i liri nga headsetët e paralajmëruar.

Detonator është i pajisur me një palë driver 50-milimetërsh neodimik dhe me mikrofonin fleksibil i cili sipas nevojës mund dhe të ndahet nga dëgjueset. Me konsolë është i lidhur me kabllon në të cilën ndodhet edhe telekomanda. Në të mund të rregullohen ndarazi lartësia e zërit për komunikimet si dhe të zërave nga loja (qoftë me nivele ose me funksionin mute), e aty është edhe tasti SVM që lojtarit ia mundëson të përcaktoj nëse dëshiron të dëgjoj zërin e vet në dëgjuese gjatë komunikimit me zë me lojtarët tjerë.

Telekomanda e përmendur mund të ndahet nga dëgjueset sikur mikrofoni që mundëson që headseti Detonator të përdoret si stereo dëgjueset klasike në kombinim me telefonin mobil ose ndonjë player tjetër portativ.

Çmimi i propozuar për shitjen e Detonatorit të Trittonit është 70 euro. /Telegrafi/