Telegrafi

Deti i Vdekur është duke ‘vdekur’ (Foto)

Me rritjen enorme të temperaturave në Lindjen e Mesme, Deti i Vdekur është duke u zhdukur.

Atraksioni turistik që e ka ujin tetë herë më të kripur në krahasim me detet tjera në botë, është duke u tharë për çdo vit nga një metër.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, ekspertët britanikë kanë bërë disa shenja në gur, për të treguar nivelin e sipërfaqes, por këto shënime tani kanë mbetur lartë shkaku i shterimit, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e tharjes, janë hapur gropa gjigante, ndërsa shtëpitë dhe dyqanet që ndodhen në afërsi kanë filluar të shemben.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Deti i Vdekur një ditë do të zhduket.

Sipas BBC News, ky vend po e humb në masë të madhe turizmin, ndërsa shumë hotele dhe biznese janë mbyllur.

“Meqenëse deti është larguar për dy kilometra, ne shpenzojmë afro 50 mijë dollarë në vit që t’i transportojmë turistët. Kjo është shumë e shtrenjtë për në”, ka thënë Nir Vanger, i cili menaxhon një hotel të vogël. “Më dhimbset vendlindja, që po më zhduket para syve. Më nuk do të jetë si më parë dhe fëmijët e mi nuk do të përjetojnë atë që ishte dikur”.

Ndryshe, Deti i Vdekur është i njohur për ujin me shumë kripë dhe minerale që u mundëson pushuesve të qëndrojnë me lehtësi në sipërfaqe.

E vendosur në kufi me Jordaninë në lindje dhe Palestinën e Izraelin në perëndim, ky det ndodhet në pikën më të ulët të planetit, që është 420 metra poshtë nivelit të detit. /Telegrafi/