Telegrafi

Deti, burimi i ri i energjisë

Ndoshta jo në sasi aq të mëdha, por sërish të mjaftueshme. Duke shfrytëzuar baticat, rrymat nënujore, ndryshimin e nivelit të kripës në grykëderdhjen e lumenjve, apo diferencën e temperaturës në sipërfaqe të ujit të oqeaneve me atë të thellësisë, mund të përftohet energji thonë shkencëtarët.

Vetëm përzierja e ujit të kripur me atë të ëmbël do të kishte një potencial shfrytëzimi prej 2.000 terawat/orë për një vit, ku një terawat/orë është i barazvlefshëm me 1 miliard kilovat/orë.

Dikush e përshkruan shfrytëzimin e ujit të kripur për energji një thesar që ia vlen të eksplorohet. Në këtë prizëm, amerikanët janë vënë sërish përpara dhe po projektojnë vendosjen e disa të ashtuquajturve "mullinj" në det, pranë bregut të Floridas. /Telegrafi/tch/