Site icon Telegrafi

Detektivi tregon se si po i zbulojnë shqiptarët tradhtitë nga partnerët, si dhe fëmijët e tyre

Mania e përgjimeve në Shqipëri është shumë e përhapur mes çifteve që dyshojnë për tradhti, sipas asaj që tregoi detektivi i licencuar privat Ndue Pjetraj, shkruajnë mediat shqiptare.

Rasti më i zakonshëm, sipas asaj që tregoi detektivi i licencuar privat është vendosja e kamerave përgjuese brenda në shtëpi me kërkesë të grave.

“Kështu ato kanë zbuluar se burri sjell dashnoren në shtëpi”, tha Pjetraj, i cili këmbënguli se procedurat e përgjimit nuk shkelin asnjë ligj.

Ndërkaq në pyetjen e Blendi Fevziut në emisioni opinion, nëse i ndjek edhe jashtë shtëpisë ata që tradhtojnë, detektivi ka thënë se po.

Për të dhënë raste të tjera të punës së tij, Pjetraj thotë se ishte kontraktuar nga prindër të shqetësuar për vajzën e tyre adoleshente.

“Vajza ishte 16 vjeçe. I thoshte prindërve që do dal, do flej tek shoqet. Në fakt pas ndjekjes dhe fotografimit në orët e natës zbuluam se ajo shkonte në disko, dilte me persona të ndryshëm dhe konsumonte hashash në makinë. Në këtë rast unë kam shpëtuar një jetë”, u shpreh Pjetraj.

Për të qenë më i qartë në përshkrimin e punës së tij, detektivi privat mori si shembull zbulimin e disa vajzave studente në Tiranë, që punonin si prostitute.

“Nëse familjet e tyre në rrethe do kishin kontaktuar me një detektiv privat, atëherë mund të ishte shmangur”, u shpreh ai.

Detektivi privat tha se nuk ka asnjë ligj që ndalon fotografimin në rrugë, ndjekjen apo edhe përgjimin me kamera në një banesë të personave të ndryshëm, shkruajnë mediat shqiptare.

Exit mobile version