Kuizi “Detektivi” ka nisur me sezonin e dytë të hënën në RTV Dukagjini.
Me fillim nga ora 22:15 në televizioni ne shumë shikuar dhe në rrjetet sociale filloi sfida e re me garuesit e rinj, të cilët filluan eksperiencën e re të detektivit.
Tre garuesit e parë sfiduan veten e tyre në gjetjen e problematike që iu pasqyroheshin me anë të animacionit.
Asdren Salihu (fizioterapeut), Zaki Asllani (psikologe) dhe Zgjim Veliu (gazetar), ishin tre konkurrentët e parë të sezonit të ri, në mesin e 54 konkurrentëve që do të jenë gjithsej.
Ata iu nënshtruan edhe testit të poligrafit, i cili është një risi në edicionin e këtij viti.
Fituesi fatlum i kompeticionit në fund të spektaklit do të shpërblehet me preminë kryesore, e cila është një ‘Renault Clio’. /Telegrafi/