Site icon Telegrafi

Detektivi më i shkurtë në botë

Burri vuan nga një deformim i rrallë gjenetik dhe për këtë arsye ka mbetur shumë i shkurtë ndërsa lëvizë me ndihmën e karriges për invalidë. Përkundër vështirësive, Ryan vendosi të ndjekë hapat e të atit dhe të bëhet detektiv.

Edhe pse ai vetë s’mund t’i kapë kriminelët, punët tjera të detektivit i bën pa problem. Ryan pas arrestimit merr në pyetje të dyshuarit dhe dëshmon në gjykatë, shkruan ABC.

Shefi i tij Troy Gudry tha se Ryan “mund t’i kryejë të gjitha punët që i kryejnë edhe detektivët tjerë, të cilët nuk kanë probleme shëndetësore”. /Telegrafi/
 

Exit mobile version