Kohët e fundit është përfolur shumë për profesionin e detektivëve në vendin tonë. Për më shumë, janë paraqitur disa persona të cilët po e ushtrojnë këtë profesion pa licencën e duhur. Shumë qytetarë me të drejtë brengosen se kush dhe me çfarë përgatitje po e ushtrojnë këtë profesion. Pas një hulumtimi të bërë nga ana jonë kemi hasur në vetëm një program akademik i cili i plotëson kushtet për përgatitjen profesionale të Detektivëve të ardhshëm.
Pasi që programe të tilla nuk ofrohen nga asnjë institucion publik, një të tillë e gjetëm në një kolegj privat në Prishtinë. Bëhet fjalë për Kolegjin Evropian “JURIDICA” i cili në programin për Kriminalistikë dhe Siguri e ka edhe specializimin për Detektiv dhe Investigim të Krimit. Programi i njëjtë është i akredituar në Agjencinë e Kosovës për Akreditim gjë që dëshmon seriozitetin e Kolegjit për të ofruar drejtim studimi me kredenciale të besueshme akademike.
Për më shumë, ne kontaktuam me Kolegjin dhe ata na ofruan plan-programin që përmban drejtimin në fjalë duke cekur edhe bashkëpunimin që kanë me ekspertë që ushtrojnë këtë veprimtari edhe jashtë Kosovës. Në të njëjtin plan-program kishte edhe drejtime tjera që lidhen me drejtimin e sigurisë si Krime Ekonomike dhe Antikorrupsion, Rendi Publik dhe Siguria si dhe programi Master në Politika Publike dhe Menaxhment me specializim në Menaxhimin e Sigurisë ndër të tjera.
Si përfundim, i bie që pa diplomuar gjenerata e parë e programit bachelor për Detektiv dhe Investigim të Krimit, në vendin tonë nuk mund të dalin Detektiv që e ushtrojnë këtë profesion me të gjitha parametrat profesionale ndër të cilat më me rëndësi është etika në punë dhe konfidencialiteti, të cilat do të parashihen në të ardhmen me Ligjin për Detektivë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/