Turistët që po lundronin në bregdetin e Sardenjës së Italisë, u ndoqën prej një detari i cili i akuzonte se ia dëmtuan barkën.
Derisa i kërcënonte se ‘do t’ju vras një nga një’, njëri prej tyre iu kundërvu dhe e qëlloi me grusht, transmeton Telegrafi.
Në atë moment, burri i moshës së mesme ra në ujë dhe i pafuqishëm që të kthehej sërish në barkën e tij.
Shikuesit e videos e kritikuan detarin italian për sjelljet agresive ndaj turistëve, ndërsa fjalë të mira nuk patën as ndaj atyre.
“Goditja dhe lënia e një njeriu në mes të detit, nuk është aq e mirë. Do duhej pritur, së paku derisa të kthehej në barkë”, ka qenë një prej komenteve. /Telegrafi/
https://youtu.be/yv3WA4eiw0o