Site icon Telegrafi

Detaji që iu ka ikur të gjithëve nga seriali “Adoleshenca”, ky pozicionim dore “definoi të vërtetën” e tragjedisë

Ky artikull përmban ‘spoilers’

Seriali “Adoleshenca”, (Adolescence) ka bërë bujë qëkur u lansua në platformën e Netflix, duke ngritur një debat të madh në rrjetet sociale.

Projekti me katër episode trajton një tematikë të ndjeshme, gjegjësisht të të rinjve të cilët ushqehen me informacione të dëmshme që ndikojnë tek perceptimi i tyre për shoqërinë dhe botën.

Në këtë serial, personazhi Jamie Miller 13-vjeçar, arrestohet për vrasjen e një shoqeje në shkollë. Nga aty, policia dhe hetuesit kërkojnë të gjejnë motivin.

Seria është e jashtëzakonshme në shumë aspekte, dhe dihet që është krijuar në çdo detaj dhe asgjë nuk është rastësi.

@telegrafi Pse seriali “Adoleshenca” ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale? Seria u lancua javën e kaluar por duke ngritur diskutime të mëdha 🎬 #Telegrafi #Netflix #AdolescenceTVShow ♬ original sound – Telegrafi.com

Çdo episod është krijuar me një xhirim të vetëm dhe jo vetëm jo një llojshmëri të gjërave interesante që mund t’ju kenë ikur.

Një gjë që mund të mos e keni kapur në episodin e parë është një detaj i paimagjinueshëm.

Në momentin kur policia arreston Jamie-n në dhomën e tij, një mori simbolesh janë të gavruara në mur, mes tyre edhe një thikë.

13 Things YOU MISSED in ADOLESCENCE

Vëreni se si në momentin kur oficerët i hyjnë në dhomë ai e pozicionon dorën pikërisht tek thika.

Ky është një detaj interesant, pasi dyshohet që krimin e kishte kryer pikërisht me këtë armë të ftohtë shto edhe faktin që arma më pas nuk u gjet kurrë. /Telegrafi/

Exit mobile version