Perfekt për çdo rast
Kapela prej kashte është elementi më sfidues i gardërobës femërore të verës, i krijuar që të mbrojë nga dielli dhe – të tërheqë vëmendjen.
Pos në plazh, ky aksesor mode lehtë përshtatet edhe në stilin e qytetit, për shëtitje me partnerin, për kafe me miket apo për shoqëri në natyrë, transmeton Telegrafi.
Disenjatorët e modës dhe brendet më popullore të stilit të rrugës në koleksionet e tyre kanë prezantuar modelet prej kashte të dimensioneve dhe formave të ndryshme, posaçërisht janë të bukur ato të plotësuara me detaje dhe dezenë efektivë.
Adhurueset e modës të cilat dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes le të zgjedhin modelet me rreth të gjerë apo detaje ekstravagante si p.sh. fjongo dhe mbishkrime, derisa adhurueset e klasikes shpirtin e tyre binjak ta gjejnë në kapelat e thjeshta me dimensione modeste.
/Telegrafi/